Kriza politike në Kosovë, mbyllet takimi mes kryeministrit dhe Abdixhikut! Kurti: Diskutuam kriteret për figurën presidentit të ri!

Kriza politike në Kosovë, mbyllet takimi mes kryeministrit dhe Abdixhikut! Kurti: Diskutuam kriteret për figurën presidentit të ri!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e presidentit apo presidentes së re të Kosovës, duke shprehur vullnet për arritjen e një marrëveshjeje. Kurti tha se qëllimi është që, në bazë të vullnetit të qytetarëve, Kosovës t’i sjellin një president apo presidente të re, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja. “Ne në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që vendit t’i sjellim një president apo presidente të re, që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të institucioneve të shtetit dhe se për këtë mund dhe duhet të ndërtojmë mirëbesim. Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e...