VIDEO/ Piromani kapet duke vënë zjarret në Mirditë, arrestohet! Lamallari apel drejtësisë: Prokuroria dhe Gjykata t’i shkojnë deri në fund çështjes!

VIDEO/ Piromani kapet duke vënë zjarret në Mirditë, arrestohet! Lamallari apel drejtësisë: Prokuroria dhe Gjykata t’i shkojnë deri në fund çështjes!

Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar si piroman ditën e sotme. Madje në një video të shpërndarë edhe nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksohet se ky person kishte vendosur 3 vatra zjarri dhe dyshohet për të tjera. Piromani i dyshuar shihet teksa ndez zjarret në zonën e Mirditës. Lamallari, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, apelon ndaj organeve të drejtësisë që me provat që tashmë Policia ka gjetur, të vendosin drejtësinë deri në fund. “Pamjet janë të qarta: Policia ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një autor të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në Mirditë. Një piroman, banues në fshatin Gziq të Rrëshenit, qartësisht i vë zjarrin 3 vatrave të zjarrit në fshatin...