Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit
Mazhoranca socialiste ka miratuar në 23 korrik rezolutën ndaj SPAK-ut të siguruar nga Top Channel, ku ndër të tjera e udhëzon për shmangien e paraburgimeve. Rezoluta, e cila mban firmën e kryeparlamentarit Niko Peleshi, i ka shkuar SPAK dhe i kërkohet që brenda 23 gushtit të hartojë një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i thekson Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rishikojë praktikën e masave të sigurimit personal, duke rritur përdorimin e masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut. “Kuvendi rekomandon për vitin 2026 analizimin çdo 4 muaj të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe raportit të tij me dënimet përfundimtare, me qëllim evidentimin e rasteve kur koha e qëndrimit në...
Burimi:
javanews.al