“Shkaktar është Kurti”- Ngërçi politik në Kosovë, Abdulla Hoti: Të gjitha institucionet aktualisht janë antikushtetuese
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve është antikushtetues. Ai shprehet se kemi një presidente që e ka detyrën për shkak se ka qenë kryetare e Kuvendit, por aktualisht nuk është, pasi nuk është mbledhur Kuvendi. Po ashtu, kemi një kryeministër në detyrë që ka dy vjet që bën zgjedhje e nuk bën dot institucione. Më poshtë postimi i Abdullah Hotit: “Të gjitha institucionet në Kosovë aktualisht janë antikushtetuese. I gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet parlamentare është në terren jokushtetues. Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet. Funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi Kryeministri...
Burimi:
javanews.al