Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për emra konkretë për Presidentin

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për emra konkretë për Presidentin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për profilin potencial që do të duhet të ketë kreu i ri i shtetit. Pas takimit dyorësh në ambientet e Kuvendit, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për presidentin. “Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet të ketë figura presidenciale”, tha Kurti. Takimi, sipas Kurtit, u zhvillua në atmosferë pozitive, duke shtuar se ai pa vullnet te pala tjetër, që vendi të ketë një president të ri. Ai tha se aktualisht nuk mund të flitet për emra konkretë. “Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e...