Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari
Një 65-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mirditë, pasi dyshohet se po ndizte qëllimisht vatra zjarri në zonën e Gziqit. Policia njofton se operacioni i koduar “Piromani” u finalizua pas një pune gjurmuese tre ditore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se 65-vjeçari merrej me zjarrvënie të qëllimshme. Në momentin e arrestimit, 65-vjeçari sapo kishte ndezur tre vatra zjarri. Si pasojë, flakët përfshinë një sipërfaqe pyjore, ndërsa vatrat u vunë menjëherë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me Policinë e Mirditës. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Piromani”. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative dhe ndjekjes në terren për tre ditë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrimi...
Burimi:
vizionplus.tv