“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse nga fronti rus, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do t’ju qëlloj me tank
Komandantë rusë dyshohet se kërcënojnë dhe detyrojnë ushtarët e tyre të marrin pjesë në sulme, sipas disa komunikimeve ushtarake të përgjuara dhe të publikuara nga media gjermane WELT. Sipas raportimit, regjistrimet janë siguruar nga ushtria ukrainase dhe përmbajnë komunikime mes komandantëve dhe ushtarëve rusë që refuzojnë të marrin pjesë në sulme. Në një prej regjistrimeve, një komandant dëgjohet duke kërcënuar trupat: Nëse ju kopilë nuk më përgjigjeni tani, do të hap zjarr mbi ju me një tank. Në një tjetër komunikim, komandanti u thotë ushtarëve se nuk do të lejohen të largohen nga zona e luftimeve pa marrë më parë vendbanimin që u është caktuar si objektiv. “Betohem, asnjëri prej jush nuk do të kthehet derisa ta merrni këtë vendbanim. Askush”, dëgjohet të thuhet në...
Burimi:
vizionplus.tv