Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren te “Misto Mame”, shoqërohet shoferi!
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Misto Mame” në Tiranë. Një këmbësore 55-vjeçare është goditur për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën. “Shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë”, tha policia e kryeqytetit për dinamikën dhe hetimet paraprake. Gjithashtu sqarohet se drejtuesi i automjetit “është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al