Shuhet “Varenne”, kali legjendar i garave dhe “Kapiteni” i hipizmit italian
Bota italiane e garave të kuajve vajton Varenne-n, “Kapitenin” legjendar, që konsiderohet si një nga kuajt më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ndërroi jetë sot në moshën 31-vjeçare. “Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Kapitenit,” thuhet në faqen e Instagramit të kalit legjendar. Ai ngordhi në fermën e mbarështimit LJ në Eboli, në provincën e Salernos, ku kishte kaluar vitet e fundit të jetës. “Varenne ndërroi jetë gjatë natës dhe veterineri konfirmoi se shkaku ishte një atak i papritur në zemër. Jemi të shkatërruar nga lajmi i marrë këtë mëngjes dhe duam ta kujtojmë atë — së bashku me të gjithë fansat e tij — ndërsa vraponte drejt fitoreve. Sot, krahët e Varenne-s e kanë çuar atë diku tjetër. Vrapo i lirë...
Burimi:
gijotina.com