“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK që të veprojë ndaj “peshqve të mëdhenj”. Nga sheshi përpara Kryeministrisë, ai kërkoi gjithashtu që të bëhet publike edhe dosja e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku. “O SPAK ku je? Kanë shkuar çmime marramendëse. Nuk është koha për pushime është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj. Çfarë po bëhet me dosjen Balluku? Duhet të bëhet publike çfarë fshihet në dosjen Balluku? Pse deputetët e opozitës nuk e bëjnë publike?”, tha ai. Më pas ai theksoi se nuk ka negociata me kryeministrin Rama. “Ne kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës, por ai hedh disa shashka, me shtetin Bektashi… Harroje se do ta shpërbësh shtetin shqiptar. Do të krijosh shtet brenda shtetit. Nuk do ta falin shqiptarët harroje....