Dalin emrat, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil

Dalin emrat, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil

Për llogari të hetimeve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, në pranga janë vënë edhe 4 persona nga Gjirokastra, dy prej të cilëve punonjës policie. Shtetasi Miosid Matushaj është punonjës i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës, ndërsa Romeo Shehu punonjës e Policisë Bashkiake Gjirokastër. Policia njoftoi se në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier,...