Musiala tremb sërish Bayernin, rrëzohet në fushë vetëm pas 4 minutash lojë (video)

Musiala tremb sërish Bayernin, rrëzohet në fushë vetëm pas 4 minutash lojë (video)

18 Gusht 2026 20:08 Telesport Jamal Musiala frikëson sërish Bayernin. Ylli i bavarezëve u rrëzua vetëm pas 4 minutash në fushë në miqësoren ndaj Heidenheim. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi lojtari pësoi një incident të ngjashëm kundër Leipzig. Pas disa minutash në tokë, ai arriti të largohej nga fusha vetë dhe të shkonte drejt tunelit. Para miqësores së sotme, ai iu nënshtrua disa testeve mjekësore dhe në fund ishte trajneri Vincent Kompany që vendosi t’i jepte atij disa minuta në fushë. Deri tani ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Bayern, pasi me siguri lojtari do t’i nënshtrohet testeve të shumta, pasi rrëzimi në fushë në dy ndeshje rresht nuk është aspak shenjë e mirë. SHIKOVIDEON