“E di që mund të duket e frikshme, por…”, Jamal Musiala reagon pas rrëzimit në fushë pas 4 minutash lojë (foto)

“E di që mund të duket e frikshme, por…”, Jamal Musiala reagon pas rrëzimit në fushë pas 4 minutash lojë (foto)

18 Gusht 2026 21:20 Telesport Jamal Musiala shqetësoi jo pak sot Bayernin, pasi mesfushori me tipare sulmuese u rrëzua në fushë vetëm pasi kishte hyrë para 4 minutash. I njëjti episod u përsërit edhe para tre ditësh ndaj Leipzig. Vetë ylli gjerman ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale dhe shpjegon se çfarë ndodhi. “Para së gjithash: JAM MIRË! Jam diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme mungesash të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik. Ato janë lehtësisht të trajtueshme dhe mund të çojnë në momente si ato që ndodhën së fundmi kundër Leipzig dhe Heidenheim. E di që mund të duket e frikshme, por nuk ka rrezik shtesë për shëndetin. Po marr kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe jam...