Pentagoni po shqyrton prani më të vogël ushtarake amerikane në Gjirin Persik
Pentagoni po vlerëson nëse do të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë tërheqjen e trupave nga Gjiri Persik pas luftës me Iranin, raportoi të martën gazeta Washington Post, duke cituar tetë zyrtarë dhe të tjerë të njohur me çështjen. Dy persona të njohur me analizën thanë se Departamenti i Luftës po vlerësonte nëse do të ulte nivelet e trupave në Gjirin Persik, ku bazat kryesore amerikane janë dëmtuar nga muaj të tërë sulmesh iraniane. Departamenti ka sinjalizuar se mund të mos i rindërtojë bazat siç ishin para konfliktit, thuhet në raport. Vlerësimi po drejtohet nga zyra e politikave të Pentagonit, ndërsa Shtabi i Përbashkët dhe Komanda Qendrore e SHBA-së po e studiojnë gjithashtu çështjen, sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit të...
Burimi:
syri.net