Kurti takon Abdixhikun: Ka vullnet për çështjen e Presidentit
Kosova E Martë, 18 Gusht 2026 19:42 Pas rreth dy orësh diskutime për zgjidhjen e ngërçit institucional, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhanë sinjale pozitive për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin e ardhshëm. Pas takimit, Kurti e vlerësoi bisedën si serioze dhe shprehu optimizëm për një dakordim. Ai bëri të ditur se palët nuk kanë diskutuar ende për kandidatë konkretë, por për kriteret dhe profilin që duhet të ketë presidenti apo presidentja e ardhshme. Sipas Kurtit, gjatë takimit u diskutuan vlerat, kontributi shoqëror dhe kombëtar që duhet të karakterizojnë figurën e presidentit, ndërsa theksoi se ekziston vullnet dhe mirëbesim për të arritur një marrëveshje. Në anën tjetër, Abdixhiku deklaroi se diskutimet do të vazhdojnë brenda strukturave...
Burimi:
kohajone.com