Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me kërkesën e tij që ura mbi lumin e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet, transmeton Anadolu. Mediat serbe njoftojnë se Vuçiq konsideron se veprimet rreth urës mbi Ibër po bëhen pa njoftimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. “Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër. Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë...
Burimi:
syri.net