Terapia hormonale lidhet me rrezik më të ulët të demencëste gratë
Terapia hormonale mund të lidhet me një rrezik më të ulët të demencës te gratë, sugjeron një studim i ri. Studiuesit gjetën se përdorimi i terapisë vetëm me estrogjen në moshë të madhe shoqërohej me më pak shenja të sëmundjes së alzheimerit dhe më pak raste demence. Megjithatë, studimi nuk provon se terapia hormonale e parandalon demencën. Studiuesit amerikanë analizuan të dhënat mjekësore të 21.462 grave, të ndara në dy grupe. Njëri grup përfshinte 728 gra që iu nënshtruan skanimeve të trurit ose testeve të biomarkerëve gjatë jetës, ndërsa 2959 gra nga grupi tjetër iu nënshtruan autopsisë pas vdekjes, në moshën mesatare 82 vjeç, për të kërkuar shenja të alzheimerit. Pjesëmarrëset u ndoqën për rreth tre deri në pesë vjet, duke nisur nga mosha mesatare 71 vjeç. Gjithsej 1953 gra kishin përdorur terapi hormonale,...
Burimi:
syri.net