Mijëra shitje në Instagram, por kush paguan taksa? Tatimet hapin “dosjen” e tregtisë online
Instagrami, Facebook-u dhe platformat e tjera sociale janë shndërruar prej vitesh në një treg të madh virtual në Shqipëri. Rroba, parfume, produkte kozmetike, pajisje elektronike, ushqime, aksesorë e dhjetëra kategori të tjera porositen çdo ditë me vetëm një mesazh privat. Por pas një fotografie të bukur, mijëra ndjekësve dhe butonit “porosit në inbox”, lind një pyetje shumë më e rëndësishme: KUSH ËSHTË BIZNESI QË PO TA SHET PRODUKTIN? A ka NIPT? A lëshon faturë? A deklarohet xhiroja? Kush mban përgjegjësi nëse produkti është problematik? Dhe sa prej parave që qarkullojnë çdo ditë në këtë treg virtual deklarohen realisht? Administrata Tatimore ka publikuar më 16 gusht Planin Sektorial për Tregtinë dhe Shërbimet Online, duke e vendosur këtë sektor zyrtarisht nën monitorim të shtuar. Sipas planit, kontrollet...
Burimi:
ntv.al