80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 80-të të tubimeve në Tiranë. Qytetarët pritet të mblidhen sërish me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë. Protestat kanë vijuar për më shumë se dy muaj, ndërsa thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Rama, jep dorëheqjen”. Tubimi nis me grumbullimin e qytetarëve në qendër të Tiranës, përpara se protestuesit t’i drejtohen Kryeministrisë. Në ditët e fundit, pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej”, vijojnë drejt Kryeministrisë dhe më pas marshimi mund të vijojë në akset e përcaktuara nga organizatorët. Itinerari mund të ndryshojë në varësi të zhvillimit të protestës dhe vendimeve në terren. Protesta e sotme...