Kthimi i Formula 1 në Holandë, për Ferrarin një GP “gjithçka ose asgjë”? – Balkanweb.com – News24

Kthimi i Formula 1 në Holandë, për Ferrarin një GP “gjithçka ose asgjë”? – Balkanweb.com – News24

Ferrari mban rekordin për fitore në Çmimin e Madh të Holandës, por fatkeqësisht suksesi i fundit i “Kokëkuqes” daton… plot 43 vjet më parë! Po, sepse triumfi i fundit i skuadrës nga Maranelo mes dunave të Zandvortit daton në vitin 1983 dhe mban firmën e Rene Arno. Ndërkohë, “Kali” nuk ka lënë asnjë gjurmë në pesë edicionet e fundit, ato të zhvilluara nga viti 2021 e këtej, kur Botërori u rikthye në brigjet e Detit të Veriut pas 34 vitesh mungesë. Një version modern i Çmimit të Madh historik dhe klasik pas pushimeve të “Ferragostos”, që zhvillohej gjithmonë në Zandvort që nga fillimi i viteve ’50, por që këtë vit merr fund për shkak të përfundimit të kontratës mes Formula 1 dhe promotorit holandez. Pas...