Profesori në protestë: Artistët dhe kolegët e mi duhet të jenë në shesh! Të reagojmë kundër së keqes

Profesori në protestë: Artistët dhe kolegët e mi duhet të jenë në shesh! Të reagojmë kundër së keqes

Profesori i artit, Everest Ymeraj, iu bëri thirrje të gjithë artistëve dhe kolegëve të tij që të dalin masivisht në protestë kundër Edi Ramës. Në një prononcim për News24, ai theksoi se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të larguar kryeministrin, që e cilësoi si të keqen. “Rama duhet të japë dorëheqjen se kriza në shoqëri është në shumë aspekte. Zyrat e shtetit nuk funksionojnë. Artistët ndihen të fyer, të dekurajuar, dhe të dëshpëruar. Më vjen shumë keq që shumë kolegë të mi dhe artistë nuk janë në shesh. Duhet të reagojmë kundër kësaj të keqeje”, tha profesori.