“Do merrja hakun e vëllait”/ Atentati i dështuar në lokal, lihet në burg Poli Boriçin

“Do merrja hakun e vëllait”/ Atentati i dështuar në lokal, lihet në burg Poli Boriçin

Poli Boriçi do të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Elbasanit vendosi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në një lokal të qytetit. Boriçi akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, pas një konflikti që dyshohet se nisi brenda ambienteve të lokalit dhe përfundoi me përdorimin e armës. Përballë gjykatës, i dyshuari ka mohuar se ka pasur qëllim për të vrarë personin me të cilin ishte përfshirë në konflikt. Sipas deklarimit të tij, arma është përdorur për ta frikësuar dhe jo për t’i marrë jetën. Megjithatë, pretendimi i tij nuk ka bindur gjykatën për një masë më të lehtë sigurie. Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe materialeve të para...