Aksident fatal/ 23 vjeçari përplas për vdekje këmbësoren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, pasi një 55-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Misto Mame, teksa automjeti i drejtuar nga një 23-vjeçar ka përplasur këmbësoren 55-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
ntv.al