“Ka shkuar aty ku nuk mban më”/ Qytetarja: Pensionet nuk dalin as për ilaçe
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 80-të, me qytetarë që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Një prej protestueseve, e cila prej 33 vitesh jeton në Itali, tha se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës dhe për të ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ajo u ndal veçanërisht te situata e pensionistëve, duke treguar rastin e motrës së saj, e cila, sipas saj, merr 110 mijë lekë pension në muaj dhe nuk arrin të përballojë as shpenzimet për ilaçe. “Kam 33 vite që jetoj në Itali dhe kam ardhur të protestoj. Motra ime ka 110 mijë lekë pension, nuk i dalin as për ilaçe. Ka shkuar aty ku nuk mban më”, u shpreh...
Burimi:
ntv.al