“U pajtuam në parim”, Kurti dhe Abdixhiku zbulojne detaje pas takimit
Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar pasditen e së martës për të diskutuar për një president konsensual. Pas takimit, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se kanë biseduar mbi kriteret që duhet të ketë presidenti i ri, raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami. “Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Edhe një herë po e theksoj, kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi dhe çfarë figurash me cilat vlera kontribuese dhe merita”, tha Kurti. Kurti ishte i rezervuar kur u pyet se a kanë diskutuar për emra specifikë për president, duke thënë që së pari duhet të bisedojë me partinë e tij. “Në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq dhe me gjithë respektin për secilin dhe secilën...
Burimi:
ntv.al