Izraeli po ndërton dhomë ekzekutimi për palestinezët e dënuar për vrasje

Izraeli po ndërton dhomë ekzekutimi për palestinezët e dënuar për vrasje

Autoritetet izraelite po përgatisin një sektor burgu – të pajisur edhe me dhomë ekzekutimi – të dedikuar posaçërisht për të burgosurit palestinezë të dënuar për vrasje, raportoi të martën kanali izraelit i24NEWS, transmeton Anadolu. Lëvizja vjen pasi Knesseti (parlamenti izraelit) miratoi në mars një ligj që parashikon ekzekutimin e të burgosurve palestinezë të dënuar nga gjykatat ushtarake për vrasjen e izraelitëve. Sipas kanalit, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka prezantuar planet për sektorin e parë të burgut në Izrael të dedikuar ekskluzivisht për të burgosurit që përballen me dënimin me vdekje. Sektori aktualisht është në ndërtim në Izraelin qendror, raportoi kanali. Sipas raportimit, zyra e Ben-Gvirit ka thënë se objekti do të përfshijë një dhomë ekzekutimi, si dhe hapësira për familjet e personave...