Plani i sekret i Iranit për të përshkallëzuar luftën
Irani e shfrytëzoi periudhën e armëpushimit 60-ditor për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe për t’u përgatitur për një përshkallëzim të ri të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, sipas një raportimi të Wall Street Journal. Sipas raportit, udhëheqja iraniane nuk e konsideroi memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar me SHBA-në në qershor si fundin e konfliktit. Përkundrazi, zyrtarët e vijës së ashpër në Teheran dyshohet se vendosën që në ditët e para të armëpushimit të përgatiteshin për një tjetër përballje ushtarake. Sipas burimeve arabe dhe iraniane të cituara nga WSJ, pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtues të lartë iranianë zhvilluan takime për të përcaktuar strategjinë e re. Në qendër të saj ishte forcimi i Gardës Revolucionare, rikthimi i disa komandantëve me përvojë nga lufta Iran-Irak...
Burimi:
ntv.al