Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën pasdite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me presidentin e Ekuadorit Daniel Roy-Gilchrist Noboa Azín, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore. Xi vuri në dukje se ky vit shënon 10-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Ekuador. Pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, Kina i ka parë gjithmonë marrëdhëniet me Ekuadorin nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe është e gatshme të punojë me këtë vend të Amerikës Jugore për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri, në dobi të popujve të të dy vendeve. Përparimi i marrëdhënieve Kinë-Ekuador pasqyron si përfitimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë, ashtu edhe potencialin e madh të tregut kinez, vuri në dukje...