Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po takohen të martën në përpjekje për të arritur pajtim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Para takimit që mbahet në ambientet e Kuvendit, Kurti tha shkurt për mediat që do të shohin se si do të ecet përpara me konstituimin e institucioneve, “natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”. Takimi vjen disa ditë pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit. Pas këtij njoftimi të Abdixhikut, Kurti ka kërkuar që partitë të takohen dhe të flasin për emra...
Burimi:
javanews.al