Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e institucioneve!
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shfaqur qasje konstruktive dhe optimiste në prag të takimit të thirrur me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për të diskutuar hapat e ardhshëm politikë. Duke folur për mediat para fillimit të bisedimeve, Kurti theksoi rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale. “Do të takohemi me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarin Lumir Abdixhikun, dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara, në mënyrë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht, me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, si gjithmonë,” tha ai. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv