Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon beteja nga ajri dhe toka
Situata vijon të mbetet kritike në Pukë, ku prej pesë ditësh zjarri po përhapet në sipërfaqe të mëdha pyjore, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Ndërhyrja nga ajri vijon intensivisht për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa paralelisht operacioni po zhvillohet edhe nga toka. Në terren janë angazhuar forcat e Armatosura, zjarrfikësit, shërbimi pyjor si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile, nga zjarri i rënë prej pesë ditësh janë prekur rreth 50 hektarë pyje, kryesisht me pisha. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv