NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në Rumani
Trupat e NATO-s kanë zhvilluar një stërvitje ushtarake në Rumani, me fokus në forcimin e aftësive mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë së forcave aleate. Gjatë stërvitjes, trupat kanë testuar mënyrën e reagimit dhe koordinimit në skenarë të ndryshëm mbrojtës, duke synuar përmirësimin e bashkëpunimit mes njësive. Rumania, për shkak të pozicionit të saj strategjik në krahun lindor të NATO-s, është një nga vendet ku Aleanca ka rritur vëmendjen ndaj kapaciteteve të mbrojtjes dhe gatishmërisë ushtarake. Stërvitje të tilla synojnë të sigurojnë që forcat aleate të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë të koordinuar çdo kërcënimi ndaj territorit të vendeve anëtare. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv