Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për vdekje këmbësoren
Tiranë– Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrugën Misto Mame. Një 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht 55-vjeçarja ka ndërruar jetë. “Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv