“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

Ana Dyrmishi u transferua sot drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë. Po sot, zv/kryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh mbështetjeje për 25-vjeçaren, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të saj. Përmes një postimi në Facebook, Koçiu tha se institucionet janë angazhuar që në momentet e para për t’i garantuar Anës ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit në QSUT, u bë i mundur transferimi i saj në një spital të specializuar në Turqi në bashkëpunim me autoritetet turke. Në postim Albana Koçiu shkruan mes të tjerash: “Pas zjarrit në hotelin në Lungomare, Ana, vetëm 25 vjeçe, po përballet me një nga betejat më...