U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!
Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren e Spartakut të Moskës ndaj Baltikës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës ruse. Sulmuesi shqiptar dha asistin për Manfred Ugalde, i cili shënoi golin e parë të Spartakut në takimin e zhvilluar në Kaliningrad. Pas ndeshjes, Daku e cilësoi triumfi n si shumë të rëndësishëm për ekipin, duke theksuar vështirësinë e përballjes me Baltikën në fushën e saj. “Emocionet? Gjithmonë janë të mira kur fiton. E dinim para ndeshjes se ishte shumë e vështirë të luanim kundër Baltikës në shtëpinë e saj. Për ne është një fitore shumë e rëndësishme. Duhet vetëm të fitojmë. Unë dua të fitoj edhe nëse nuk shënoj vetë”, deklaroi Daku. Sulmuesi shqiptar foli gjithashtu për bashkëpunimin...
Burimi:
javanews.al