Kriza politike, Thaçi nga Haga: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga bën thirrje për një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë. Në një intervistë të realizuar me shkrim, dhënë në RTV Dukagjini, të fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, pyetjet (për situatën aktuale politike në Kosovë) i janë dërguar Thaçit më 9 mars 2026, ndërsa përgjigjet e tij janë finalizuar më 29 korrik, në orën 11:55. Në kohën kur janë dërguar pyetjet drejt Hagës, në mars të këtij viti, Kosova ndodhej në një ngërç institucional, me krizën politike të lidhur edhe me zgjedhjen e presidentit dhe me vështirësitë për funksionalizimin e institucioneve. Thaçi ka kërkuar që partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, të ulen në një tryezë dhe të arrijnë pajtim...
Burimi:
kohajone.com