Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen pushkë, automatikë, municione dhe uniforma ushtarake
Policia e Kosovës ka gjetur armë, municione dhe uniforma ushtarake në zonën përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok. Autoritetet bënë të ditur se bëhet fjalë për armë të gjata, automatikë, fishekë, pushkë gjuetie, mjete shpërthyese, si dhe pajisje të tjera. Arsenali do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Hetimet po zhvillohen paralelisht edhe për mbetjet mortore të 23 personave që u gjetën në Zubin Potok. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, u shpreh Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës dhe se heshtja e Serbisë tregon mbështetjen e saj për organizatorët e këtyre akteve të rënda./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv