Ministri Sveçla: Arsenal i armëve u gjet në fshatrat përreth varrezave masive në Zubin Potok

Ministri Sveçla: Arsenal i armëve u gjet në fshatrat përreth varrezave masive në Zubin Potok

Kosova E Enjte, 20 Gusht 2026 16:58 Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dolën sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediet për të dhënë më shumë informacion lidhur me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se një arsenal armësh, municionesh, e uniformash ushtarake u gjetën në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, aty “ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive” dhe ku autoritetet kanë konfirmuar se kanë identifikuar mbetjet kockore të të paktën 23 personave....