Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta
Bashkia e Pukës ka urdhëruar sot (20 gusht) evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, për shkak të situatës kritike të krijuar nga përhapja e një zjarri masiv dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve. Procesi i evakuimit do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse. Prioritet do t’u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe aftësi të kufizuara, si dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara ose me rrezik të lartë nga flakët. Banorët e evakuuar do të sistemohen në Konviktin “Ali Bytyçi” në Pukë, ku janë përgatitur ambiente për strehim,...
Burimi:
javanews.al