Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva zgjodhi të kalonte nga Manchester City tek Real Madrid. Pas zyrtarizimit në Madrid, mesfushori tha fjalët e para si Los Blancos. “Që kur isha i vogël, kur nuk e di nëse do të bëhesh lojtar, ëndrra jote është të luash për Real Madridin. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur je në këtë dhomë, e kupton sa i madh është Real Madridi. Tani është koha të punojmë shumë për të fituar tituj. “Kam luajtur këtu disa herë, dhe të shoh 15 trofetë e Ligës së Kampionëve është gjithmonë mbresëlënëse, por t’i shoh ata këtu si lojtar është edhe më e veçantë. Të luash për një klub si ky nuk është për të gjithë”, tha Silva.