EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë ujor në zonën e Shënginit sot (20 gusht), mes Rrjollit dhe “Ranës së Hedhun”. Detaje të reja janë zbardhur pas hetimeve policore, si dhe identiteti i të riut që humbi jetën dhe shokut të tij që u plagos. Mësohet se nuk ka qenë përplasje mjetesh lundruese, por vetëm një prej tyre që duket se është bërë skenë ngjarjeje. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku. Nga informacionet paraprake mësohet se në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues. Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të plagosur tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqaroje detajet...