Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e Kaninës në Vlorë (20 gusht), ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve edhe një grua me banim në Elbasan. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali konfirmojnë se të lënduarit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.