82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 82-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish në rrugët e kryeqytetit, me protestën që zhvillohet para Kryeministrisë dhe me të njëjtën kërkesë politike: dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa në ditët e fundit është paralajmëruar edhe përshkallëzim i aksionit qytetar në muajin shtator. Edhe sot, qytetarët pritet të mblidhen në qendër të Tiranës dhe më pas të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Në protestën e 81-të, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mesazhi kryesor i protestës mbetet i njëjtë: kundërshtimi ndaj qeverisë Rama dhe kërkesë për ndryshim të qeverisë. Organizatorët dhe aktivistët kanë...
Burimi:
gijotina.com