Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot në zonën ujore të Shëngjinit, mes Rrjollit dhe “Ranës së hedhun”, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit. Sipas policisë: “Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones”. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, sqarohet se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shtetasi Klaus Gjergji rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur...