VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, ka mbërritur të enjten në Itali për t’iu bashkuar zyrtarisht skuadrës së Serie C, Ravenna. Ish-fituesi i Topit të Artë dhe i Kampionatit Botëror 2002 ka zbarkuar me një avion privat në aeroportin e Forlì-t, i shoqëruar nga presidenti i klubit italian, Ignazio Cipriani. Arritja e 46-vjeçarit ka ndezur entuziazmin në qytetin bregdetar, ku dita e sotme është pagëzuar si “Dita e Ronaldinhos”. Klubi ka organizuar një konferencë për shtyp dhe një ceremoni festive në plazh për prezantimin e skuadrës, me yllin brazilian si kryefjalën absolute të mbrëmjes. Për sa i përket aktivizimit në fushë, mbetet ende e paqartë se sa minuta do të luajë Ronaldinho gjatë këtij edicioni. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë...