Vllaznia ka 25 vite pa titull! Shpresoj – Balkanweb.com – News24
Vllaznia ngre nesër siparin e Superiores teksa do të përballet me Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqebluve, Edi Martini ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp teksa e nisi menjëherë me një deklaratë shumë të fortë. “Dështim do të ishte nëse Vllaznia do të ishte 25 vite radhazi kampion dhe do ta humbte këtë vit, por ne kemi 25 vite që nuk fitojmë. Dështim personal, po. Zhgënjim për tifozët, po sepse ishim afër, megjithatë të këqijat dhe dobësitë tona që kishim në ato momente iu shtua edhe arbitrimi sepse unë kam humbur kundër Dinamos në Kupë 0-2, është ngrënë një penallti ose një gol që vetëm Juxhin Xhaja e di që ishte në...
Burimi:
gijotina.com