Kemi ide të qartë loje, na pret mision i vështirë – Balkanweb.com – News24

Kemi ide të qartë loje, na pret mision i vështirë – Balkanweb.com – News24

Ilir Daja, trajneri i Dinamos, dha opinionin e tij para Play Off-in në Conference League. “Dinamo shkon në Play Off-in e Conference League. Sigurisht që derisa kemi arritur në këtë nivel e kemi merituar, sepse kemi pasur ndeshje të forta si me Astanën, Aliminij apo Audën. Natyrshëm që na pret një ndeshje më e vështirë me Pafos, sepse mjafton të kujtojmë që vetëm sezonin e kaluar kjo skuadër ishte në fazën e grupeve të Champions League. E dimë që koeficienti i ndeshjes është i një niveli shumë të vështirë, por në fund fare do të bëjmë gjithçka për gjithçka, për të tentuar për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë dhe më pas ti marrim ndeshjet një e nga një”. © BalkanWeb Për t’u bërë...