Kryeministri maqedonas vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet në Pustec në kuadër të një vizite zyrtare, ku po merr pjesë në një festival. Por edhe këtë herë, për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, është ngritur çështja e respektimit të protokollit shtetëror. Sipas rregullave të protokollit, në aktivitete të tilla ku marrin pjesë përfaqësues të dy shteteve, fillimisht duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit pritës, në këtë rast ai shqiptar, dhe më pas himni i Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, gjatë aktivitetit të sotëm në Pustec është ekzekutuar vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk është luajtur. Kjo situatë vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e protokollit shtetëror në territorin e Shqipërisë. Në aktivitet ishte i pranishëm...
Burimi:
ntv.al