Klinika dentare në çdo cep/ Biznesi lulëzon, po kush kontrollon cilësinë?
Mjafton të ecësh në një prej qyteteve të mëdha shqiptare për të parë tabela që ofrojnë implante, kurora, faseta, zbardhim, kirurgji orale apo rehabilitime të plota dentare. Stomatologjia private është kthyer në një treg jashtëzakonisht konkurrues. Por ndërsa oferta shtohet dhe pacienti bombardohet me reklama, oferta dhe premtime për “buzëqeshjen perfekte”, lind një pyetje shumë më e rëndësishme: KUSH KONTROLLON CILËSINË E SHËRBIMIT QË FSHIHET PAS TABELËS “KLINIKË DENTARE”? Sepse të hapësh një biznes dhe të hapësh një institucion ku kryhen ndërhyrje shëndetësore nuk janë e njëjta gjë. Ligji shqiptar e konsideron stomatologjinë aktivitet shëndetësor të licencuar. Klinikat dhe kabinetet stomatologjike duhet të pajisen me licencën përkatëse, ndërsa kriteret e licencimit përfshijnë personelin profesional, drejtuesin teknik, pajisjet, teknologjinë dhe mjediset ku ofrohet shërbimi. Dhe standardet...
Burimi:
ntv.al