‘Rama, jep dorëheqjen!’/ Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Qytetarët, me pankarta në duar dhe duke brohoritur thirrje kundër qeverisë, vijojnë protestën e tyre. “Rama, jep dorëheqjen!”, “Poshtë qeveria” dhe “Qeveri e krimit” janë disa prej thirrjeve që shoqërojnë marshimin e qytetarëve. Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Burimi:
syri.net